Profili i kompanisë

SIDERAL shpk është një qendër “One stop shop” për material ndërtimi me cilësi të lartë, me vendodhje në km 24 të autostradës Tiranë-Durrës.

SIDERAL shpk është një degë në Shqipëri e SIDENOR Group. Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë gjatë viteve të fundit dhe perspektiva e saj për të ardhmen shtyu SIDENOR Group  së bashku me partnerët e saj shqiptarë (prej më shumë se 15 vjetësh) për të investuar më shumë në Shqipëri duke krijuar kompaninë SIDERAL shpk. Sideral është një objekt krejt i ri me sipërfaqe trualli prej 55.000 m², nga te cilat 8.500 m² janë ndërtesa. Sideral është duke investuar në teknologji moderne me qëllim që t'u ofrojë klientëve të saj produkte ndërtimi me cilësi të lartë dhe standard të lartë në shërbim, kushte të mira për punonjësit e saj dhe duke mbrojtur ambientin.

Sideral SH.P.K.,kryesisht shperndan ne Shqiperi produktet e çelikut te Grupit SIDENOR.