Ele barasbrinjësh

Elet barasbrinjëse (këndore) prodhohen në fabrikën e SIDENOR në Selanik me një gjatësi prej 6 metrash dhe me gjatësi brinje nga 20 mm deri 50 mm dhe trashësi brinje nga 3 mm deri 6 mm. Gjithashtu, fabrika e STOMANA SA në Bullgari prodhon këndore me gjatësi brinje nga 60 mm deri 100 mm dhe trashësi brinje nga 6 mm deri 12 mm, me gjatësi prej 6 deri 12 metrash. Elet këndore janë produkte me gamë të gjerë aplikimesh, që përdoren në ndërtimin e gardheve, si mbajtëse për vreshtat, për streha dhe çati, për karroceri dhe për ndërtimin e shtyllave të tensionit, etj.