Politika e cilësisë e SIDENOR SA
Qëllimi objektiv i SIDENOR SA është të plotësojë tërësisht kërkesat e klientëve të saj duke arritur vazhdimisht rezultatet e dëshiruara brenda limiteve kohore të përcaktuara.
Menaxhimi i Kompanisë është i përkushtuar ndaj një filozofie sipas të cilës përpiqet vazhdimisht që:
- të përmirësojë produktet e saj, mjetet dhe proceset e prodhimit në terma cilësie;
- të rinovojë më tej pajisjet e saj të prodhimit;
- të përmirësojë komunikimin dhe të ushqejë një frymë skuadre dhe bashkëpunimi mes departamenteve të ndryshme të kompanisë duke përfshirë furnitorët dhe klientët; si dhe
- të respektojë rreptësisht të gjitha ligjet e aplikueshme të Greqisë dhe të KE-së.
Përgjegjësitë e çdo ekzekutivi në të gjitha nivelet e administratës përfshijnë:
- promovimin e Politikës së Cilësisë dhe sigurimin që kjo Politikë të kuptohet, të implementohet dhe të ruhet plotësisht, në mënyrë që faktorët e cilësisë të rrënjosen te të gjithë;
- alokimin e veçantë të përgjegjësive për cilësinë;
- identifikimin e nevojave dhe kërkesave të klientëve;
- përcaktimin e objektivave që kanë lidhje me cilësinë, siç janë funksionet, kapacitetet dhe besueshmëria e produkteve;
- llogaritjen e kostos që lidhet me sigurinë;
- rishikimin dhe implementimin efikas të Sistemit të Cilësisë dhe programeve në mënyrë që të arrihen të gjitha objektivat dhe të parashikohen problemet;
- mirëmbajtjen, kontrollin dhe përmirësimin konstant të proceseve të prodhimit;
- identifikimin e nevojave për trajnim dhe planifikimin e trajnimit konstant të stafit në vendin e punës; dhe
- një analizë serioze dhe të thellë të çdo ankese për të siguruar plotësimin afatgjatë të kërkesave të klientëve.
Sistemi i cilësisë i SIDENOR SA mbështetet në angazhimin e plotë të Menaxhimit ndaj idealeve të cilësisë dhe plotësimit në tërësi të pritshmërive të klientëve, si edhe në besimin e të gjithë Kompanisë se cilësia dhe novacioni janë dy parakushtet për qëndrueshmërinë dhe progresin në këtë epokë të re ekonomike.