Identiteti i kontrollorit të të dhënave
Sideral S.H.P.K., me adresë: Aut. Tirana –Durres 24km Sukth, Shqipëri, kontrollon të dhënat tuaja personale, shprehimisht për qëllimet e rëna dakord, të tilla si vendosja dhe zbatimi i një detyrimi kontraktues, respektimi i detyrimeve ligjore, mbrojtja e interesave të tij legjitime ose sipas pëlqimit tuaj.
Cilat të dhëna personale dhe të dhënat personale të kujt përpunohen
Të dhënat personale që përpunohen lidhen me klientët e tij persona fizikë-individë dhe përfaqësuesit e personave juridikë - klientë, të palëve të treta ose nënkontraktuesve bashkëpunues, vizitorëve si dhe aplikantëve për punë. Të dhënat mbulojnë:
-
Detajet e kontaktit si emri, punëdhënësi, adresa e punës, adresa e emailit dhe numri i telefonit.
-
Informacione për identitetin për hyrje dhe qëndrim të sigurt në ambientet e Shoqërisë, si Karta e Identitetit/pasaporta / leja e qëndrimit, leja e drejtimit të mjetit dhe numri.
-
Informacione që lidhen me brauserin (shfletuesin) ose pajisjen që përdorni për të hyrë në faqen tonë të internetit
-
Gjithashtu, për klientët, palët e treta dhe nënkontraktuesit bashkëpunues:
-
Detajet e pagesës, dorëzimit dhe faturimit
-
Dokumentet e kërkuara për punë të palëve të treta në ambientet tona.
-
ose për aplikantët për punë:
-
emri, adresa e shtëpisë, adresa e emailit, numri i telefonit dhe dokumentacioni si mjet i verifikimit të tyre.
-
Data e lindjes, statusi i familjes, kombësia.
-
Detaje mbi skemën e sigurimeve dhe pensioneve.
-
Historiku i punësimit dhe arsimit.
-
Referencat.
-
Çdo informacion tjetër që mund të siguroni nëpërmjet dokumenteve që na paraqisni.
Kush përpunon të dhënat tuaja personale
Përpunimi kufizohet në çka është absolutisht e nevojshme dhe i kryer nga Shoqëria jonë, shoqëri të tjera Viohalco, si dhe bashkëpunimi i palëve të treta dhe nënkontraktuesve në emrin tonë, për të garantuar përmbushjen e suksesshme të qëllimeve të rëna dakord. Të dhënat personale nuk i shiten askujt. Të dhënat personale ndahen me palët e treta, të cilat janë thelbësore në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve të kërkuara dhe lehtësimin e bashkëpunimit të rënë dakord midis jush dhe shoqërisë sonë ose me autoritete të ligjshme, si pjesë e detyrimeve tona ligjore.
Të dhënat personale mund të dërgohen tek shoqëri të tjera Viohalco, si dhe me palë të treta dhe nënkontraktues bashkëpunues, duke përfshirë strukturat/shërbimet e tyre brenda BE-së /Zonës Ekonomike Evropiane ose në Kosovë & Malin e Zi.
Mbrojtja e të dhënave tuaja personale
Synimi i shoqërisë sonë është të sigurojë që ekzistojnë masat paraprake të përshtatshme për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale në çdo fazë ose vendndodhje të përpunimit të tij.
Shoqërisë sonë, si dhe nënkontraktuesve tanë, palë bashkëpunuese kur përdoren, u kërkohen të ndërmarrin masa të duhura organizative dhe teknike për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale nga aksesi përdorimi, zbulimi, humbja dhe ndryshimet e paautorizuara.
Mbajtja e të dhënave personale
Për të përmbushur qëllimet e përmendura për përpunimin e të dhënave tuaja, ne duhet t'i ruajmë të dhënat për një periudhë të lidhur me qëllimin e rënë dakord. Megjithatë, ne mund t'i ruajmë këto të dhëna, nëse autorizohen me ligj, ose për interesa proporcionale të ligjshme të Sideral-it, derisa këto interesa të mos jenë më në fuqi.
Vendimmarrja dhe profilizimi i automatizuar
Asnjë vendimmarrje e automatizuar, duke përfshirë profilizimin, nuk kryhet për të dhënat tuaja personale.
Të drejtat tuaja si subjekte të të dhënave
Ju informojmë se ju keni të drejtat e mëposhtme:
-
Të informoheni për të dhënat personale që kemi përpunuar dhe kërkojmë që të sigurohet një kopje.
-
Të kërkoni korrigjimin e të dhënave.
-
Të kërkoni fshirjen e të dhënave ose të kundërshtoni përpunimin e këtyre të dhënave ose të kërkoni kufizime në përpunimin e tyre. Vini re se kjo mund të çojë në ndërprerje të bashkëpunimit dhe /ose ofrimit të shërbimeve, sipas qëllimeve specifike për të cilat përpunohen të dhënat.
-
Për informacione që janë marrë vetëm me pëlqimin tuaj, ju mund të tërhiqni pëlqimin.
Ju lutem vini re se në disa raste, të drejtat e mësipërme mund t'i nënshtrohen përjashtimeve, kushteve ose parakushteve të caktuara. p.sh., në rastet e §3 dhe §4, mund të kemi ende nevojë për përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, nëse kërkohet kështu me ligj, ose për interesa proporcionale të ligjshme të Sideral-it derisa këto interesa të mos jenë më në fuqi.
-
Në rast se besoni që ne nuk i përpunojmë të dhënat tuaja personale në mënyrë të ligjshme ose nuk kemi trajtuar në nivelin e mjaftueshëm të drejtat tuaja si më sipër, ju keni të drejtë të ankoheni tek Autoriteti Mbikëqyrës i shtetit të vendbanimit tuaj, punës ose Sideral-it. Detajet e Autoritetit Mbikëqyrës për Sideral janë: Komisioneri për të Drejtën e Informacionit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Faqja e internetit: www.idp.al, adresa e emailit: info@idp.al.
Përditësime të Deklaratës
Në përpjekjet tona për të rritur vazhdimisht mbrojtjen e të dhënave tuaja, informacionin tuaj të qartë dhe të paqartë për përpunimin e tij dhe në përputhje me ligjin evropian dhe të shtetit, kjo Deklaratë e Privatësisë së të Dhënave Personale është subjekt i ndryshimeve.
Na kontaktoni
Për çdo pyetje në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale ose për të ushtruar të drejtat tuaja të lartpërmendura, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në numrin e telefonit: 0687574522, adresa e emailit: privacy@sideral.vionet.gr