Objektiva të Rëndësishme

Objektivat më të rëndësishme në historikun dhe evenimentet e Kompanisë që ndikojnë në pozicionin aktual, janë si më poshtë:

1962

Krijimi i Kompanisë me emrin "VIOHALCO - SANITAS SA" me objektivin e prodhimit të tubave të çelikut për ujë, radiatorë dhe bojlerë

1971

Emri i korporatës ndryshon në "STEEL INDUSTRY OF NORTHERN GREECE SA"

1974

ERLIKON SA dhe SIDENOR SA fillojnë bashkëpunimin, ku kjo e fundit bëhet ofruesi kryesor i lëndëve të para për të parën

1977

Emri i korporatës ndryshon në "SIDENOR - STEEL INDUSTRY OF NORTHERN GREECE SA"

1979

Emri i korporatës ndryshon në "SIDENOR Steel Products Manufacturing Company SA"

1994

ERLIKON SA, aktive në përpunimin e produkteve të telit dhe saldimeve, regjistron aksionet e saj përmes ofertës publike në tregun kryesor të Bursës së Athinës

1997

Absorbimi i SIDENOR SA nga ERLIKON SA dhe ndryshimi i emrit të korporatës në SIDENOR SA

1998

SIDENOR fiton certifikimet e mëposhtme:
- Certifikata e Konformitetit të Sistemeve të Cilësisë sipas kërkesave të standardit ISO 9002 nga Bureau Veritas Quality International;
- Certifikata NF-AFCAB nga Association Française de Normalisation dhe nga Association Française de Certification des Armatures du Beton;
- Certifikata e Konformitetit të Cilësisë me kërkesat e standardit DIN 488 nga Organizata Gjermane për Certifikimin e Çelikut "Pruefstelle fur Betonstahl"

1999

- Fillimi i prodhimit në impiantin e petëzimit të SOVEL SA (filial), duke dyfishuar kapacitetin e prodhimit të produkteve të petëzuara të SIDENOR
- Prezantimi i çelikut të ri SD për beton arme me veti të larta anti-sizmike

2001

- Sektori i prodhimit të elektrodave (dega në Kilkis) ndahet nga Kompania dhe bëhet pjesë e ERLIKON Wire Processing SA. Pjesëmarrja e SIDENOR SA në ERLIKON Wire Processing SA arrin në 98,9%
- SIDENOR merr në zotërim 75% të STOMANA INDUSTRY SA të Bullgarisë, duke krijuar bazën e prodhimit për një prani dinamike në tregun bullgar dhe më gjerë në rajon. Mjediset e kësaj kompanie ndodhen në Pernik, dhe mbulojnë një zonë totale prej rreth 315 hektarësh
- Fillon prodhimin fabrika e re e çelikut e SOVEL SA në Almiros, Magnesia, në Greqinë qendrore. SOVEL SA, përmes planit të saj të investimeve të konsiderueshme, synon të rrisë prodhimin, të përmirësojë proceset e prodhimit dhe të zgjerojë gamën e produkteve duke prezantuar produkte të reja me vlera të shtuara. Në fund, investimet synojnë të zgjerojnë dhe përmirësojnë strukturën portuale për të plotësuar nevojat në rritje për importe të lëndëve të para dhe eksportet e produkteve të përfunduara

2003

- Pjesëmarrja e SIDENOR SA në filialin STOMANA INDUSTRY SA arrin në 79,50% përmes pjesëmarrjes në rritjen e kapitalit aksioner të kompanisë
- SOVEL SA (filial) kryen absorbimin e KEM SA (filial) dhe të divizionit të tubave të ATTICA METAL PROCESSING SA
- Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë së SIDENOR certifikohet sipas ISO 9001:2008
- SIDENOR hedh në treg çelikun SD shkalla C për beton arme me epshmëri të lartë

2004

IDENOR blen shumicën e aksioneve në CORINTH PIPEWORKS SA

2005

 Blihet një impiant petëzimi për produkte të gjata për t'u instaluar në STOMANA INDUSTRY SA, me një kapacitet vjetor prodhimi mbi 600 000 ton
- Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit i SIDENOR certifikohet sipas standardit ISO 14001:2004

2006

SIDENOR krijon filialin e ri DOJRAN STEEL, i cili blen impiantin e petëzimit në IRJ të Maqedonisë nga zotëruesi i mëparshëm VELDER. Më pas, implementohet një përmirësim total i të gjitha impianteve të prodhimit dhe kompania fillon prodhimin e produkteve të çelikut për beton arme

2007

-Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë i SIDENOR certifikohet sipas standardit ELOT 1801:2002 dhe OHSAS 18001:1999
-Fillon prodhimin Joint-Venture ZAO - TMK CPW në Rusi
-Zhvillimi i mjediseve të logjistikës dhe shpërndarjes në Shqipëri (SIDERAL STEEL ShPK) dhe Rumani (SIDEROM STEEL Srl)
-Përfundimi i fazës së parë të modernizimit të mjediseve të DOJRAN STEEL
-Fillon funksionimin metoda e re e furnizimit të vazhdueshëm të skrapit (CONSTEEL) në SOVEL
-SIDENOR zgjidhet nga Forumi Ekonomik Botëror ndër 500 Kompanitë e Reja Ndërkombëtare të Novacionit

2008

Impianti i ri i petëzimit i STOMANA në Bullgari fillon prodhimin (kapaciteti vjetor i prodhimit në produkte të gjata çeliku arrin 1 milion ton)
-Blerja e 100% të kapitalit aksioner të STOMANA INDUSTRY SA

2009

SIDENOR Group blen 34% të aksioneve (24% nga SIDENOR SA dhe 10% nga filiali PRAKSYS SA) në kompaninë italiane Automatic Wire Machines (A.W.M. S.p.A.) e cila vepron në projektimin dhe zhvillimin e aplikimeve të personalizuara high-tech në industrinë e prodhimit dhe përpunimit të çelikut
-Kryhet blerja e strukturës portuale në Svishtov, Bullgari, në një pikë strategjike në lumin Danub, përmes PORT SVISHTOV WEST, filial i STOMANA INDUSTRY

2011

Përfundimi i strukturës së logjistikës dhe shpërndarjes në SIDERAL STEEL ShPK, Shqipëri