DOJRAN STEEL Ltd është një filial i SIDENOR SA. Kompania operon një fabrikë çeliku që ndodhet në Nikoliç, IRJ e Maqedonisë, në bregun e liqenit Dojran, rreth 80 km nga Selaniku.
Mjediset e fabrikës përfshijnë:
- Një impiant petëzimi për produkte të gjata çeliku me kapacitet vjetor prodhimi 200 000 ton
- Një njësi prodhimi për rrjetë çeliku strukturor me kapacitet vjetor prodhimi prej 20 000 ton
- Një njësi prodhimi për trarë çeliku të rrjetëzuar me kapacitet vjetor prodhimi prej 10 000 ton
- Mjedise magazinimi dhe zyra
Prodhimi i DOJRAN STEEL mbulon nevojat në rritje për produkte çeliku për beton arme në IRJ të Maqedonisë, Kosovë dhe Shqipëri.
Vendndodhja shumë e mirë e fabrikës ofron kushte të favorshme për hyrjen e lëndëve të para si edhe shitjen e produkteve të përfunduara me kosto të ulët transporti.