CORINTH PIPEWORKS SA

CORINTH PIPEWORKS filloi aktivitetin në vitin 1969 dhe u bë një Grup i fortë kompanish, që prodhon tuba çeliku me diametër të mesëm dhe të madh për përdorim në transportimin e naftës, gazit natyror dhe ujit, si edhe seksione të zgavërta strukturore për sektorin e ndërtimit.

Fabrika kryesore e prodhimit të CORINTH PIPEWORKS vepron në zonën industriale Thisvi në Viotia dhe konsiderohet si një prej fabrikave kryesore më moderne të prodhimit të tubave në botë.

Ndërtimi i fabrikës përfundoi në vitin 2002 dhe strukturat e tij përfshijnë dy njësi për prodhimin e tubave, dy njësi për veshjen e jashtme dhe një njësi për veshjen e brendshme.

Në fillim të vitit 2013, CORINTH PIPEWORKS S.A. nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me prodhuesin gjerman të pajisjeve SMS Meer, për furnizimin e një impianti të ri për prodhimin e tubave që do të ketë kapacitetin të prodhojë tuba për transportimin e gazit natyror dhe naftës me diametra të jashtëm nga 18 inç në 56 inç, me trashësi paretesh deri në 40 mm, gjatësi tubash deri në 18,3 m dhe kategori çeliku deri në X100, duke përdorur teknikën e prodhimit LSAW/JCOE.

Duke bërë këtë investim, CORINTH PIPEWORKS synon të zgjerojë gamën e saj të prodhimeve për të arritur kërkesën globale në rritje të shpejtë për tuba me qëndrueshmëri të lartë që përdoren në prodhimin e tubacioneve të transportimit të naftës dhe gazit natyror në tokë dhe në det. Këto produkte të reja do të plotësojnë kriteret shumë strikte dhe përfshirja e tyre në gamën ekzistuese do të ofrojë një portofol unik produktesh, duke kontribuuar kështu në një shërbim të shkëlqyer ndaj klientit. Gjithashtu, këto tuba të rinj kanë si objektiv, mes të tjerash, tregjet në rajonin e Mesdheut, Gjirin e Meksikës, Amerikën Latine, Afrikën Perëndimore dhe Detin e Veriut.

Brenda zonës industriale të Thisvi, ku ndodhet fabrika, funksionon një port i pajisur me kalatë dhe vinça porti, pirunë ngritës dhe makineri të tjera për ngarkim-shkarkim. Përdorimi i portit garanton që CORINTH PIPEWORKS të reduktojë kohën dhe kostot e transportit të lëndëve të para dhe të produktit përfundimtar.

• Produktet: Tuba për tubacione (tuba ERW/HFI dhe SAWH sipas standardeve ndërkombëtare API 5L, EN 10208, ISO 3183 ose sipas specifikimeve të klientit), tuba mbështjellës (tuba linje me ngjitje të drejtë që prodhohen sipas standardeve ndërkombëtare API 5 CT, ISO 11960 ose sipas specifikimeve të klientit dhe në shkallët H 40, J 55), seksione strukturore të zgavërta - rrumbullake, katrore ose drejtkëndëshe (shkalla S 235, S275, S 355, S 420 dhe S 460).

Certifikimet:

• Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë: ISO 9001:2008 dhe API Q1

• Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit: ISO 14001:2004.

• Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë: OHSAS 18001:2007.

URL: www.cpw.gr