AEIFOROS SA

AEIFOROS S.A. u themelua në vitin 2001 nga SIDENOR S.A. fillimisht për riciklimin e nënprodukteve të prodhimit të çelikut, dhe është zgjeruar që nga ajo kohë për të përfshirë përpunimin e llojeve të tjera të nënprodukteve dhe mbetjeve industriale.

AEIFOROS S.A. përpunon një gamë të gjerë nënproduktesh të përpunimit të çelikut dhe metaleve, duke ricikluar mbi 450 000 ton në vit. Kompania ka në funksionim dy fabrika prodhimi në Greqi, një në Almiros me struktura portuale në zotërim privat të saj, dhe një në Selanik. Në vitin 2004 AEIFOROS themeloi një kompani filiale në Bullgaria të quajtur AEIFOROS BULGARIA S.A. e cila përfshihet në aktivitete të ngjashme. AEIFOROS prodhon kryesisht agregate të forta për ndërtimin e rrugëve dhe industritë e ndërtimit, si edhe skrap metali si lëndë e parë dytësore. Kohët e fundit, AEIFOROS S.A. bleu kompaninë THERMOLITH S.A. e cila përfshihet në shfrytëzimin e olivinës në Greqinë e Veriut dhe prodhon rërë mbushëse olivine EBT, rërë fonderie për derdhjen e metaleve, kondicionues skoriesh, si edhe përzierje refraktore për prodhimin e çelikut (miksime në kovë të ndërmjetme derdhjeje, miksime me ngjeshje dhe shtypje) dhe industri të tjera.

AEIFOROS S.A. është gjithashtu e licencuar për funksionimin e një Qendre për Riciklimin e Automjeteve të Papërdorshme (ELV), si edhe një njësi përpunimi për çmontimin dhe riciklimin e mbetjeve nga pajisjet elektrike dhe elektronike (WEEE).

Një fushë e re aktiviteti është trajtimi i mbetjeve të rrezikshme. AEIFOROS merr përsipër njohjen e mbetjeve të rrezikshme, ambalazhimin, etiketimin dhe transportimin e tyre në vend, si edhe licencimin e transportit dhe eksportimin e mbetjeve kur mbetjet nuk mund të riciklohen apo depozitohen në Greqi.

AEIFOROS S.A. ka fituar një numër çmimesh mjedisore në Greqi, për produktet e saj, p.sh. marrjen e Çmimit të Parë për Produktet Ekologjike 2005-2006 nga Organizata Greke e Kompanive të Mbrojtjes së Mjedisit për agregatet e saj të forta që përdoren në ndërtimin e rrugëve për një rrjet më të sigurt, ose për kontributin e saj global në mbrojtjen e mjedisit, p.sh. çmimin "Environment" të çmimeve të biznesit GREEK VALUE të dhëna nga Organizata e Industrive të Greqisë së Veriut.

Fabrikat e AEIFOROS janë të certifikuara sipas standardit ISO 9001:2008 (Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë) dhe ISO 14001:2004 (Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit).

Produktet kryesore të kompanisë janë:

  • Skrapi i metaleve ferroze dhe joferroze (hekur, alumin, inoks, bakër, bronz si lëndë të para dytësore për shkrirje.
  • Smërçi i fabrikave (okside hekuri) për industrinë e çimentos, industrinë e çelikut dhe kimike
  • Produktet e olivinës (rërë mbushëse EBT, kondicionues skoriesh, rërë fonderie) dhe përzierje refraktore për industrinë përmes filialit të saj THERMOLITH S.A.
  • Agregate kundër rrëshqitjes për ndërtimin e rrugëve të certifikuara sipas standardit CE13043
  • Agregate për trotuare të palidhura certifikuar sipas standardit CE13242
  • Rërë (pa mbushës) për dysheme industriale, produkte çimentoje (pllaka betoni, blloqe shtrimi), punim me grimca rëre.
  • Rërë e imët e lehtë dhe lëndë lidhëse hidraulike
  • Lëndë të parë kalcium-silic për prodhimin e bramcit
  • Lëndë të para për suva, materiale ndërtimi dhe veshje
  • Stabilizues për llumin e kanalizimeve të ujërave të zeza

Url: www.aeiforos.gr