AEIFOROS BULGARIA S.A. u themelua në vitin 2004 nga AEIFOROS S.A., një filial grek i kompanisë së madhe greke të çelikut SIDENOR S.A. Qëllimi i AEIFOROS BULGARIA S.A. është riciklimi i të gjitha nënprodukteve që lindin nga proceset e prodhimit të industrive që i përkasin Grupit VIOHALCO, duke filluar nga ato të çelikut të STOMANA INDUSTRIES S.A. që ndodhet në Pernik të Bullgarisë.
AEIFOROS BULGARIA S.A. riciklon një gamë të gjerë të nënprodukteve të industrisë së çelikut, duke përpunuar në vit rreth 150 mijë ton. Kompania mëmë AEIFOROS S.A. ka në funksionim gjithashtu dy fabrika në Greqi: e para ndodhet në Almiros pranë Volos me strukturat e veta portuale për dërgimin e produkteve, dhe e dyta shtrihet pranë Selanikut, në Greqinë e veriut.
Produktet kryesore të AEIFOROS BULGARIA S.A. janë:
- Agregate të forta për ndërtimin e nënbazës dhe bazës rrugore, argjinaturave, kalimeve rezistuese ndaj rrëshqitjeve në trotuaret e rrugëve dhe gurëve për shtrim, si edhe për landfilling,
- Smërçi i fabrikave i përpunuar për prodhim çimentoje dhe aplikime të tjera,
- Metalet joferroze (alumin, inoks, bakër, bronz) nga riciklimi i automjeteve të papërdorshme dhe pajisjeve elektro-shtëpiake.
URL: www.aeiforos.bg