STOMANA INDUSTRY SA

STOMANA INDUSTRY u bë anëtare e Grupit SIDENOR në vitin 2001, pas një rruge 50 vjeçare si lider në industrinë e çelikut në Bullgari.

Strukturat e STOMANA INDUSTRY përfshijnë një njësi për përgatitjen e skrapit, një repart shkrirjeje, një impiant petëzimi për produktet e gjata, një impiant petëzimi për produktet e sheshta, si edhe një impiant për sfera çeliku. STOMANA INDUSTRY prodhon produkte që plotësojnë kërkesat e standardeve specifike më strikte ndërkombëtare siç janë EN, DIN, ASTM, JIS, BS, Lloyd’s Register dhe Germanischer Lloyd.

Menjëherë pas blerjes së STOMANA INDUSTRY, Grupi SIDENOR planifikoi dhe implementoi një plan të gjerë investimi për të përmirësuar pajisjet mekanike, për të modernizuar strukturat, për të ristrukturuar operacionet dhe për të rritur kapacitetin prodhues të fabrikës. Pika kryesore e referencës për përpjekjet e përmirësimit të kësaj njësie ishte fillimi i aktivitetit të impiantit modern të petëzimit të produkteve të gjata në vitin 2008, që rriti kapacitetin vjetor të prodhimit të STOMANA INDUSTRY me 800 000 ton.

• Produktet: Çelik SD për beton arme, rrjetë SD, armatura SIDEFOR tredimensionale prej çeliku, fletë çeliku, çelik marke për përdorim të gjerë, sfera çeliku, profile speciale, traversa dhe produkte të vazhdueshme gjysmë të gatshme (shufra metalike, pllaka metali dhe blume).

Certifikimet:

• Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë: EN ISO 9001:2008

• Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit: ISO 14001:2004

• Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë: OHSAS 18001:2007.

Url: www.stomana.bg