Profile UPN

Profilet UPN prodhohen në fabrikën e SIDENOR në Selanik, me gjatësi prej 6 metrash dhe lartësi brinje prej 30 mm, si dhe në fabrikën e STOMANA SA në Bullgari, me gjatësi prej 6 deri 12 metrash dhe lartësi brinje nga 80 mm deri 140 mm. Profilet e lehta UPN (30 mm) përdoren kryesisht për prodhimin e kangjellave tradicionale, të kombinuara me shufrat katrore, ndërsa profilet më të rënda (UPN nga 80 deri 140 mm) përdoren kryesisht në korniza metalike për konstruksion, karroceri, pjesë makinash dhe struktura mbajtëse për çati, etj.