SIDEFOR PLUS Element të gatshëm tridimencional
Gama SIDEFOR PLUS e armaturave tredimensionale prej çeliku është evolucioni më i fundit në prodhimin e armaturave tredimensionale prej çeliku. Ajo ofron mundësi të reja për mbulimin edhe të prerjeve më të vështira, sipas përmasave të duhura dhe në sasitë e kërkuara për secilin projekt.
Nevoja për të mbuluar të gjitha prerjet që mund të mbulohen nga produkti, së bashku me përparimet teknologjike në procesin e prodhimit kanë çuar në një gjeneratë të re të armaturave tredimensionale të SIDEFOR PLUS, të cilat kanë karakteristikat e mëposhtme shtesë:
• U përshtaten sasive dhe përmasave të sakta që kërkon projekti, pa kufizime në sasitë minimale të porositura.
• Produktet projektohen nga vetë konstruktori-inxhinieri, përmes një aplikacioni për ueb (www.sidefor.gr).
• Dhënie porosie dhe përpunim i shpejtë.
Produkti ka fituar së fundi (dhjetor 2013) Çmimin e Ekselencës Teknike nga Akademia Greke e Marketingut.
Tani ai është bërë komponent i nevojshëm në përforcimin e betonit në projekte të vogla dhe të mëdha dhe gëzon pranimin universal të të gjitha grupeve të interesit. Kjo është një teknologji e zhvilluar nga SIDENOR dhe personeli i tij, është regjistruar ndërkombëtarisht me patentë dhe tashmë po eksportohet si teknologji prodhimi edhe jashtë Greqisë|.